
Shitje & import makinash
Makina nga Koreja e Jugut, të zgjedhura sipas kërkesës suaj dhe të sjella deri te ju nga AUTO MAO.
Rreth shërbimit
Makina nga Korea
Tregu korean ofron një zgjedhje të madhe makinash – nga markat koreane si Hyundai dhe Kia, deri te modele europiane që shiten në Kore. AUTO MAO ju ndihmon të gjeni makinën që kërkoni atje dhe ta sillni këtu.
Na tregoni modelin, buxhetin dhe pajisjet që dëshironi. Ne kërkojmë opsionet, ju dërgojmë informacionin dhe fotot, dhe ju shoqërojmë hap pas hapi deri në marrjen e makinës.
Çfarë përfshin
- Konsultim për modelin dhe buxhetin
- Kërkim i makinave në tregun korean
- Informacion dhe foto për opsionet e gjetura
- Koordinim i blerjes dhe transportit
- Informim i vazhdueshëm deri në mbërritje
- Dorëzim i makinës te AUTO MAO
Përfitimet
Zgjedhje më e gjerë
Tregu korean ofron shumë modele dhe versione që nuk i gjeni lehtë këtu.
Një pikë kontakti
Nuk është e nevojshme të merreni vetë me shitës, transport dhe procedura; AUTO MAO koordinon procesin.
Transparencë
Ju dërgojmë informacionin dhe fotot e makinës para çdo vendimi.
Si funksionon
- 01
Kërkesa juaj
Na tregoni modelin, vitin, buxhetin dhe pajisjet.
- 02
Kërkimi
Gjejmë opsione dhe jua dërgojmë me foto e detaje.
- 03
Konfirmimi
Pasi zgjidhni, koordinojmë blerjen dhe transportin.
- 04
Mbërritja
Makina mbërrin dhe ju dorëzohet nga AUTO MAO.



Pyetje të shpeshta
Çfarë makinash mund të sillni nga Korea?
Si markat koreane (Hyundai, Kia, Genesis etj.), ashtu edhe marka të tjera që shiten në tregun korean. Na tregoni çfarë kërkoni dhe ju themi çfarë është e disponueshme.
Sa kohë duhet që të mbërrijë makina?
Afati varet nga makina dhe transporti. Kur diskutojmë porosinë ju japim informacion të përditësuar për çdo hap.
Si mund ta di gjendjen e makinës?
Para çdo vendimi ju dërgojmë të gjithë informacionin dhe fotot që kemi për makinën, dhe u përgjigjemi pyetjeve tuaja.
A përfshihen transporti dhe dogana?
Të gjitha kostot sqarohen qysh në fillim, para se të konfirmoni porosinë.
Shërbime të tjera

Makina elektrike 0 km me porosi
Makina elektrike krejt të reja, me 0 kilometra, të porositura sipas modelit dhe pajisjeve që dëshironi.
Detajet e shërbimit
Makina me porosi
Marrim porosi për çdo lloj makine – nga SHBA, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe Korea.
Detajet e shërbimit
Shitje, blerje & ndërrime
Blini, shisni ose ndërroni makinën tuaj me AUTO MAO – makina të prezantuara me të gjitha detajet.
Detajet e shërbimit
Për informacion mbi shërbimin „Makina nga Korea”, ju lutemi na kontaktoni në WhatsApp.
